“Është shumë i bukur, më tërheq, – thotë De Biasi për Himnin tonë kombëtar gjatë fillimit të intervistës për prestigjozen “La Republica”. “Fjalët janë pak të vështira di domëthënien, por për ti shqiptuar e kam pak të komplikuar, për fat gjatë ekzekutimit ndihmoj veten me ekranin e karaokes që është në stadium. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë kudo shkojmë, një pasion i jashtëzakonshëm”, vazhdon deklaratën e tij trajneri i kombëtares shqiptare.
[caption id="attachment_7755" align="alignleft" width="300"] De Biazi udhëzon Lorik Canën[/caption]
E vështirë të mos kesh një peng në drejtim të Shqipërisë, ndërsa teknikut i kanë mbetur në mendje dy ndeshjet e para në grup, ku dëshironte që të kishin marrë të paktën një pikë që sot të ishte më i qetë.
Sa i përket kapitenit Lorik Cana, ai e shpjegon kështu lënien e tij në stol në sfidën ndaj rumunëve. “Ishte një vendim i vështirë, Canës ja thashë vetëm pak orë para ndeshjes. Gjithsesi duhet t’i heqim kapelen, u vu mënjëherë në dispozicion të shokëve, i karikoi dhe i mbështeti, pati një sjellje prej burri të madh dhe prej kapiteni të madh. Por, në kompleks ishte gjë e bukur të shikonim këta djem me dëshirën për të mahnitur Europën, dhe ja dolëm. Jemi rritur, jemi ata që do të doja të ishim, dhe jemi gati për të ecur përpara”.