Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tërbuni kërkon llogari ndaj FSHF-së, por i bën “gropën” vetes me VIDEON e publikuar

Shkruar nga NEWSPORT
Tërbuni kërkon llogari ndaj FSHF-së, por i bën

Episode të shëmtuara, jashtëzakonisht të dëmshme për imazhin e futbollit shqiptar ato që kanë ndodhur ditën e djeshme në sfidë Tërbuni – Turbina e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Dhunë fizike dhe dhunë verbale, kjo ishte pasqyra e asaj sfide që u mbyll në minutën e 92-të pasi zyrtarët dhe gjyqtarët vërejtën se nuk ishin në kushtet e zhvillimit të një ndeshje normale.

Pukianët reaguan pas takimit, madje duke sulmuar dhe mediet e ndryshme që kishin pasqyruar thjeshtë atë që kishte ndodhur në fushë apo edhe jashtë saj. Ndeshja u ndërpre pas goditjeve dhe shtyrjeve ndaj arbitrit anësor pas anulimit të golit për Tërbunin. Të gjithë lojtarët që ishin në fushë, ata nga pankina dhe stafi teknik e drejtues vërshuan ndaj tyre si për të kërkuar “llogari”. Pretendimi ishte i thjeshtë: Protestat dhe kërkimi i llogarisë është normal.

Ndoshta në Pukë nuk janë menduar mirë dhe kanë publikuar një video prej 16 sekondash ku tregojnë momentin kur të gjithë vrapojnë drejt arbitrit anësor Xhuljo Mani. Si për t’u shfajësuar për atë që kishte ndodhur në fundin e takimit, klubi i Tërbunit harron dhe i bën “gropën” vetes duke publikuar pamje që nuk kanë aspak lidhje me futbollit. Sidoqoftë vendimi i arbitrave, në asnjë vend të botës nuk përligjet dhuna fizike apo verbale. Pak sekonda që tregojnë qartë situatën në të cilën gjendeshin arbitrat dhe situatën të pretenduar si normale e duhej vazhduar loja.

Vlerësimin për nivelin e arbitrimin e japin sektorët përkatëse pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Absolutisht qëllimi nuk e justifikon mjetin e përdorur.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga