
Trajneri i Interit, Stefano Pioli pret ndeshje të vështirë ndaj Romës të dielën në mbrëmje. Ai ka folur edhe për punën e gjyqtarëve, i cili mendon se më shumë favorizojnë skuadrat tjera për faktin se në favor të skuadrës së tij nuk është dhënë asnjë penallti.
“Interi këtë sezon ka fituar 2 penallti dhe zero që kur unë jam në stol, ndërsa Roma 12 të tilla. Nuk është dicka normale dhe padyshim që edhe kjo peshon në klasifikim. Por, duhet të përqendrohemi në lojën tonë, këto gjëra s’i kemi në dorë ne”, tha Pioli.
“Qëllimi ynë është të japim maksimumin, kur jep maksimumin mund të jesh i kënaqur. Duhet ta bëjmë çdo ditë. Ka shumë ndeshje përpara, duhet të luajmë mirë dhe të provojmë të marrim fitoret”, theksoi mes tjerash Pioli.