Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate do të luhet mbrëmjen e sotme në Itali. Dy ekipe do të sfidohen mes tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Atalanta do të presë Juventusin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores, duel ky që do të zhvillohet në “Neë Balance Arena” në Bergamo. Ekipet do të duelojnë mes tyre duke nisur që nga ora 21:00.
Padiskutim kjo përballje është edhe një derbi shqiptarësh. Berat Gjimshiti sfidon kështu Edon Zhegrovën, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që pritet ta nisë nga minuta e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar me shumë gjasa do ta nisë nga stoli. Gjithsesi vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë mbrëmjen e sotme në Bergamo, ku spektakli nuk pritet të mungojë as në fushë e as në tribuna.
