Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largimi i Kristjan Asllanit, trajneri i Torinos “thyen” heshtjen: Më ka pëlqyer shumë, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Kristjan Asllanit, trajneri i Torinos “thyen” heshtjen:
Marco Baroni - Kristjan Asllani

Trajneri i Torinos, Marco Baroni ka folur për herë të parë për largimin e Kristjan Asllanit. Italiani thotë se nga ana profesionale, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte shumë mirë.

Megjithatë, Baroni thekson se karakteristikat e Asllanit nuk përshtateshin me lojën e Torinos.

“Nga ana profesionale, Asllani ishte një lojtar shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Ai nuk ka gabuar asgjë me ne, përkundrazi, është paraqitur shumë mirë. Sa herë ka hyrë në fushë, ka bërë mirë.

Por kishte disa karakteristika që nuk na përshtateshin ne në këtë moment, donim një lojtar me karakteristika të tjera. Dhe kështu zgjodhëm që të investonim më shumë te Ikhan, që për ne është një lojtar i prespektivës”, tha Baroni.

Poll

Lexo gjithashtu