Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tefik OSMANI zbulon prapaskenat: 200 mijë euro për shitjen e Orges SHEHIT, ju tregoj ç'ndodhi me Xhixhën në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Tefik OSMANI zbulon prapaskenat: 200 mijë euro për shitjen e Orges

Tefik Osmani ka folur për situatën te Tirana. Pas fitores 2-0 në derbi kundër Partizanit, klima pozitive ka pushtuar bardheblutë.

Drejtori i Tiranës është i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në Televizionin Publik Shqiptar preku shumë çështje. Nga humbja e penalltisë së Xhixhës e deri te oferta e Shkëndijës së Tetovës për trajnerin Orges Shehi. Në fjalën e tij Osmani tha:

"Ishim pak me fat. Nuk mendonim se ta mbyllnim pjesën e parë në avantazh kur mbetëm me 10 lojtarë. Në pushim të ndeshjes, Gesi s'donte të bënte asnjë zëvendësim. Nuk donte t'i tregonte kundërshtarit se po mbrohemi. Në momentin që po shikonte se po vuanim, atëherë vendosi të bënte ato ndërhyrje. Trajneri Shehi me stafin e tij kanë bërë një punë të mirë.

Aleksi - Asnjë lojtar nuk vjen pa miratimin e trajnerit. Gesi që në momentin që ka ardhur te Tirana, kemi diskutuar shumë gjatë dhe kemi vendosur që ai do të marrë vendimet për lojtarët e ardhur.

Xhixha - Ai humbi penalltinë dhe ne kemi diskutuar. Në fund fare vendosi që të dalë Patrick. Një gazetar ka qenë aty afër. Derbi ka mbaruar dhe sot kemi pasur stërvitjen në orën 16:00. Gesi ka pasur një analizë të shkurtër dhe kemi nisur punën për ndeshjen tjetër. Kam dëgjuar në studio të tjera, që thonë se kampionati është i dobët, por në fakt është shumë i fortë. Ka pasur oferta për Xhixhën, por të gjithë unanimisht kemi vendosur të mos largohet. Edhe ai vetë dëshiron të luajë te ne.

Merkato - Që kur jam vendosur drejtori i Tiranës kemi projektuar të formojmë një ekip të ri. Në rast dështimi, siç dështuam në Europë, ku Shehi ka kërkuar largimin dhe ne s'e kemi pranuar. S'janë shifra të vogla ata të Seferit, Tolit dhe Totres. Për të bërë hapin e madh në Europë, duhet të kishim pasur fat. Të gjithë presidentët hedhin shuma të mëdha për skuadrën.

Tirana - Kam lexuar një intervistë të Ançelottit dhe e pyetën a ishte i kompletuar Reali pas fitimit të Champions League. Ne jemi të kënaqur, të plotësuar dhe vetëm të punojmë.

Oferta e Shkëndijës së Tetovës - Të them të drejtën, në një bisedë që kam bërë me presidentin, edhe pse nuk ishte korrekte nga ana e Shkëndijës sepse ishte në kontratë Shehi me ne. Nuk debatojmë sepse jemi shqiptarë. I kam thënë që është gjë shumë e mirë që Shkëndija të paguajë për trajnerin. Ishte një shifër rreth 200 mijë euro. Ne po bënim debat pak më para. Na tha profesori që ta mbajmë stekën lart. Ne nuk do të shesim më lojtarë poshtë 500 mijë eurosh", tha ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga