Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tefik Osmani i përgjigjet Shkëmbit dhe Bulkut: Nuk e mendoja kurrë Tiranën jashtë Superligës, më mirë ta jepte gjyqtari penalltinë në Korçë për bardheblutë...

Shkruar nga NEWSPORT
Tefik Osmani i përgjigjet Shkëmbit dhe Bulkut: Nuk e mendoja

Tefik Osmani nuk do të luajë dot sot për Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës, ndeshje që do të startojë në orën 19:00 në "Elbasan Arena".

Ashtu si Hamdi Salihi, edhe Osmani janë të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa mbrojtësi i Skënderbeut, në intevistën e tij para sfidës për mikrofonin e Supersport pranoi se do të jetë shumë e vështirë për të që ta përjetojë këtë takim nga tribuna.

Tirana ra në Kategorinë e Parë, ndërsa Shkëmbi pyeti Osmanin se çfarë ndjesie provoi ai si një ish-bardheblu.

"Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Tirana do të arrinte në këtë pikë. Është vërtetë për të ardhur keq, sepse, me gjithë respektin për ekipet e tjera, edhe ti Bledi e di se kundër Tiranës jepnim maksimumin në fushë. Të gjitha ekipet jepnin maksimumin për të mposhtur Tiranën.

Por, i fortë është ai që di të ringrihet dhe shpresoj të ngrihet shpejt", deklaroi Tefik Osmani për "Gol pas Goli" në Supersport.

Një pyetje 'pikante' për Osmanin ishte edhe ajo e Ervin Bulkut, i cili iu drejtua mbrojtësit të Skënderbeut: "Ku u mërzite më shumë Tefik, te penalltia që nuk i dha gjyqtari Tiranës kundër Skënderbeut, apo për penalltinë që nuk dha gjyqtari për Skënderbeun në Kukës".

"Do ishte mirë sikur gjyqtari të jepte 11-metërshin për Tiranën në sfidën kundër nesh në Korçë. Aty do shikonit reagimin e lojtarëve të Skënderbeut, sepse të jeni të sigurt se nuk do kishim asgjë kundër", tha Osmani.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga