Kupa e Botës ka zhvilluar takimin e saj të parë, atë mes Katarit dhe Ekuadorit, e mbyllur në shifrat 0-2. Katari zhvilloi testin miqësor pak javë para startit të botërorit kundër Kombëtares shqiptare, ku arritën të triumfonin me shifrat 0-1, nga një penallti në minutën e 37.
I ftuar në emisionin sportiv të Ora Neës,Tedi Cara ka folur rreth ndeshjes që zhvilloi Katari dhe Ekuadori, duke dhënë opinonin e tij. Cara gjithashtu u ndal dhe te ndeshja me Armeninë, veçanërisht te goli i anuluar.
Tedi Cara:
“E pashë ndeshjen e Katarit. Ishte 11-shja që ka luajtur kundër nesh, përveç 2-3 lojtarëve. Ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren. Dëshira ishte e madhe që të shënoja. Gjyqtari e anulloi golin. Pjesën e dytë ishim më mirë ne. Që kur e pashë atë ditë Katarin thashë që nuk do shkojnë larg me këtë ekip që kanë. E pashë ndeshjen sot dhe bënë të njëjtën lojë që bënë me ne.”