
Lokomotiva e Zagrebit është një nga skuadrat që ka më shumë lojtarë shqiptar. Një prej tyre është edhe sulmuesi I talentuar Indrit Tuci që këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë. Futbolli në Kroaci ashtu si në Europë është ndalur për shkak të coronavirusit. Sulmuesi është larguar nga Zagrebi e tashmë ka mbërritur në shtëpinë e tij në Laç e një pronocim për “Fan Zone”, u shpreh:
“Për momentin ndodhem në shtëpinë time në Laç pasi I kërkova leje klubit që këto kohë ta kalojë në shtëpinë time dhe ata ma aprovuan”.
Si keni kaluar kufirin? “Unë kontaktova me amabsadaën dhe më thanë që do të shoqërojë policia dhe ata kanë qenë gjithë kohë me ne që mos të bëjmë ndalesa. Nuk bëmë kontrolle pasi prej dy javësh nuk kemi luajtur dhe kemi qendruar në shtëpi”.
Shumë lojtarë shqiptar te Lokomotiva? “Shkojmë gjithmonë bashkë në stërvitje dhe rrimë gjithë kohën bashkë dhe pjesa tjetër e skuadrës na mban gjithmonë afër. Kam shënuar dy gola dhe dy asiste deri më tani”.
Çfarë planesh keni për të ardhmen? “Të gjithë e dinë që Kroacia është trampolina për të arritur të një ekip I madh. Dua të luajë sa më shumë minuta këtë sezon që më vonë të bëj hapin e madh. Bëj tifo që 6 vjeç dhe idhulli im është Adriano. Kur kam luajtur përballë Ismajlit më tha suksese dhe më kanë pritur shumë mirë”.
Kampionati shqiptar? “Bëj tifo për Laçin në Superligë normalisht. Kam firmosur një kontratë deri në 2023 me Lokotivën dhe jam i fokusuar vetëm te kjo skuadër”.
Kombëtarja e Shpresave? “Unë fanelën e kombëtares e vesha për herë të parë dhe ishte ndjesia më e bukur në botë. Shpresoj që me ekipin A të jetë ndjesia sa më e madhe”, u shpreh Tuci.