
Tirana vazhdon të kryhesojë kampionëtin shqiptarë me 2 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Bardheblutë janë kualifikuar edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndësa tashmë luftojnë në të dyja frontet për trofe.
Por përveç ndeshjeve te kryeqytetasit kanë menduar edhe për rinovimet me lojtarët kryesorë të skuadrës, të cilëve iu mbaron kontrata në fund të këtij sezoni.
Visa Bekaj dhe Behiratce janë dy lojtarët e parë me të cilët mendohet rinovimi. Negociatat mes palëve kanë nisur prej javësh, por as portieri as mbrojtësi nuk kanë pranuar momentalisht të zgjasin bashkëpunimin me kammpionët. Kjo situatë ka shqetësuar jo pak drejtuesit pasi të dy lojtarët janë titullarë në formacionin e bardhebluve.
Gjithsesi për Bekajn ka optimizët se mund të rinovojë edhe pse ofertat nga skuadrat e huaja për 25-vjeçarin nuk mungojnë. Ndërkohë për mbrojtësin situatat është pak më ndryshe. 22-vjeçari duket se kërkon një eksperiencë të re dhe në këto kushte nuk pranon të zgjasë kontratën me Tiranën.