Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Te Tirana ka gjithmonë presion”, Ahmataj "kërcënon" Partizanin: Kemi disa mungesa, por 3 pikët nuk i diskutojmë. Hasani? Vendos para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
“Te Tirana ka gjithmonë presion”, Ahmataj

Tirana do të presë në “Air Albania” Partizanin për të zhvilluar mes tyre derbin e dytë të këtij sezonit. Një ndeshje që si gjithmonë “paralizon” kryeqytetit, teksa spektakli dhe emocionet janë prezente si në fushë edhe në shkallët e stadiumit.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri Julian Ahmataj. Takniku i bardhebluve shprehet i sigurtë se skuadra e ti do t ëmarrë 3 pikët në derbi dhe do të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive. Ndër të tjera Ahmataj konfirmoi mungesën e Patrick, ndërsa për Hasanin do të vendoset para ndeshjes.

“A keni arritur të përmirësoni gabimet që keni bërë me Erzenin? Çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe për të arritur maksimumin dhe formën maksimale të tyre. Kemi arritur në pikën ku lojtarët kanë arritur kulmin e formës së tyre, pasi jemi në mesin e kampionatit.

Mungesa e Hasanit? Është mungesë jo e konfirmuar, pasi kemi një mundësi që mund të jetë në lojë. Por nga ana tjetër Patrick e ka humbur ndeshjen, pasi ka pësuar një dëmtim dhe do të bëjë ekzaminimet në ditët në vijim.

Cilët janë lojtarët që nuk do të keni në dispozicion? Nuk kemi Patrikun, Lulaj, Haxhiun dhe Qefalinë. Janë lojtarë të rëndësishëm dhe kontributi i tyre tashmë dihet.

Ndryshimi në fazën e sulmit, pse kjo zgjedhje? Gjithmonë ka pasur dëmtime në këtë fazë dhe lojtër të veçantë kanë qenë të dëmtuar. Për shkak të konsumimit në ndeshje, janë të parët që nderrohen dhe kjo i jep më shumë freksi skuadrës për t’u shprehur më mirë.

Renditja ju vendos në presion? Gjithmonë ka presion te Tirana edhe kur është në vend të parë. Të gjithë e dimë këtë gjë pasi klubi kërkon rezultate dhe maksimumin. Dhe kur kërkohen rezultate maksimale presioni është prezent je apo nuk je në vend të parë.

3 pikë në derbi? Nuk diskutohet që ne do të japim maksimumin për të arritur te 3 pikët që na japin një bonus spikologjik në skuadër dhe i japin ekipit një shtysë për të ecur përpara”, ka përfunduar Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga