
Ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00 në “Niko Dovana” do të luhet derbi i Durrësit mes Teutës dhe Erzenit. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet të cilët kërkojnë 3 pikët e mbijetesës.
Një sfidë që premton të jetë e luftuar, teksa vetëm 3 pikë është diferenca mes tyre në tabelën e klasifikimit. Shijakasit janë më superior në përballjet mes tyre, teksa në 3 takimet e këtij sezoni kanë mundur të fitojnë me përmbyjse dhe të barazojnë në 2 prej tyre.
Gjithashtu Xhevahir Kapllanin e gëzojnë dy rikthime mjaft të rëndësishme. Alan dhe Iljzani do të jenë të gatshëm për durrsakët, pasi të dy lojtarët janë shlyer pezullimin me kartonë dhe do të mund të japin kontributin e tyre në “Niko Dovana”.