
Dita e shtunë do të jetë ditë zgjedhjesh në Shkodër. Në fakt nuk ka të bëjë me zgjedhje që i përkasin fushës politike, por asaj sportive.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi më i madh i Vllaznisë, “Vllaznit Ultras” kanë njfotuar se do të zgjidhet kryetari i grupit për sezonin e ardhshëm.
Të gjithë tifozët që kanë kartë anëtarësimi do të mund të votojnë për atë që do t’i udhëheqë në vitin e ardhshëm.
“Njoftojme te gjithe antaret e tifogrupit qe diten e shtune me date 10.6.2023 do t'mbahen zgjedhjet per kryesi te tifogrupit per sezonin e ri futbollistik 2023-2024. Kushdo qe ka kart antarsiet t'vjetshme mund te paraqitet tek lokali perballe salles t'lojnave nga ora 19:00 deri ne oren 21:00 per te dhene voten.
Me Vllaznit edhe n'boten tjeter! KUJDES! Votimi lejohet vetem per djemt qe kan karten e antarsise”, shkruhet në postimin e “Vllaznit Ultras”.