
Astana do të përballet mbrëmjen e nesërme me Partizanin në “Elbasan Arena”. Ndeshje e vlefshme për Play-Off të Conference League.
Ndeshja e kthimit pritet të jetë më e luftuar sidomos nga “Demat”, pasi këta të fundit u mundën në Kazakistan me rezultatin 1-0.
Në prag të kësaj sfide foli edhe trajneri i kazakëve, Grigory Babayan.
“Sigurisht, na pret një ndeshje shumë e vështirë. E kuptojmë që kemi një avantazh të vogël, por njëkohësisht nesër duam të luajmë futboll më të organizuar që në minutat e para, të shtojmë disiplinën dhe agresivitetin. Nëse mendojmë vetëm për të mbajtur rezultatin për ndeshjen e parë, atëherë asgjë nuk do të ndodhë. Djemtë e dinë këtë dhe duhet të dalim me një mendim. Rezultati është 0:0, detyra jonë kryesore është të shkojmë në fazën e grupeve. Ne kemi folur tashmë për këtë me djemtë, do të përpiqemi maksimalisht për të realizuar këtë detyrë”, është shprehur tekniku i Astanës.