
Sokol Cikalleshi ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë me emision “Analizë Kuqezi” nga moderatori Sokol Xhihani në Supersport dhe ndër të tjera foli edhe për çështjen e brezave në ekipin Kombëtar.
“Kur rezultatet mungojnë, ka gjëra shumë që dalin në pah. Reja është trajner me eksperiencë dhe duhet dëgjuar me kujdes. Kemi të rinj cilësor por unë mendoj se nuk ka shumë ndarje te kjo pjesë, të rinj – të vjetër. Duhet të marrim maksimumin në fushën e lojës.
Ne jemi rritur në Shqipëri, ne të vjetërit, e kemi pasur më të vështirë për të krijuar një karrierë jashtë, ndërsa brezi i ri vijnë nga jashtë, kanë pasur një mundësi më të lehtë për t’u stërvitur me kushte të mira.
Kur vijnë këtu nuk e kanë atë ndjesi si ne përpara por kjo nuk do të thotë që nuk japin maksimumin. E rëndësishmë është që trajneri i ri, nga lojtari i parë deri te i fundit, të marri maksimumin për të arritur objektivin."- u shpreh sulmuesi.