
Në konferencën e parë për shtyp për ndeshjen ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho theksoj disa nga mungesat shumë të rëndësishme të kuqezinjve. Mirëpo, duket se këtë fat të keq e kanë edhe kudnërshtarët tanë pasi Polonia ka një valë dëmtimesh në skuadër që ka prishur të gjitha planet e debutimit të Fernando Santos.
Mbrojtësit Bereszynski dhe Piatkovski ishin të dëmtuarit e parë ndërsa dje u janë shtuar edhe dy të tjerë. Mesfushori Kozloqski dhe Szymanski cilësohen jashtë edhe për sfidën ndaj Çekisë duke e çuar në katër numrin e mungesave. Shto këtu edhe lënien jashtë të lojtarëve kryesor si Glik, Krychoqiak, Grosicki apo Milik, Polonia vjen e “gjymtyar” në përballjen me Shqipërinë.
Poll