Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Te Partizani nuk ka alibi'', ''shpërthen'' BRAÇE: Kërkojini ndjesë të kuqve, është më e ndershme

Shkruar nga NEWSPORT
''Te Partizani nuk ka alibi'',

Partizani nuk po ngre dot krye, teksa kriza vazhdon. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erjon Braçe vazhdon akuzat dhe flet për arbitrimin, por jo vetëm  kaq. Ai bën me dije se askush nuk mund të ''vjellë vrer'' ndaj klubit kryeqytetas. Gjithashtu, Braçe si një tifoz i flaktë i kryeqytetasve nuk la pa ''thumbuar'' edhe Tiranën. Një ''temë'' e ''nxehtë'' ishin edhe borxhet, ku këto të fundit kanë ndikuar shumë.

POSTIMI:

Mua e çdo tifozi të PARTIZANIT, na shkoj jeta kështu: Arkivojmë krimet e qëllimta të palaçove të futbollit shqiptar! Lexojini këto tre tituj; Tani dilni e më quani mua tifoz të sëmurë! Dilni palaço e thuajeni, s'ka problem! Por, kërkojini ndjesë një herë të vetme Partizanit për krimin që konsumohet çdo ndeshje!

Nuk ju ndihmon asgjë, as historitë e vjetra me "persekutim", as titujt pa kuptim, as fshehja pas meje, as dëshpërimi i Partizanit në fushë, të fshihni krimin e ububushëm kundër Partizanit çdo ndeshje! Një ndeshje ku mohohen dy penallti mund të humbet, por jo prej krimit të palaçove të futbollit;

Një ndeshje e dytë, e trete etj ku mohohen dy penallti mund të humbet përsëri e përsëri, por jo prej serialit të krimit të palaçove të futbollit! Jorgji një herë, Jorgji dy herë, tre herë ... gjithmonë, pastaj Ferataj një herë, dy herë, tre herë... gjithmonë, pastaj një tjetër star Hamitaj, dhe ky sa here të doje- U mbush plot arkiva! Ca kohe më pare këta na i nxirrnin ne TV-në e tyre të komentonin gabimet;

Përse nuk po i nxjerrin tani kur krimet ja bëjnë mu e janë të qëllimta?! Nxirrini te flasin! Natyrisht, Partizani nuk ka alibi, fare! Klubi, drejtori, trajneri, lojtarët duhet të shohin njëri-tjetrin në sy jo për të nisur një cikël kundër njëri-tjetrit, por për të marrë përgjegjësi si burra e për t'i dalë zot fanellës, sezonit, POPULLIT TË KUQ, Partizanit.

Por nëse të gjithë-PARTIZANI, nuk kanë alibi për gjendjen ku janë, kurrë nuk mund të jenë alibi për të fshehur krimet e palaçove të futbollit! Kudo, kudo ku luhet futboll, ndodh në një ndeshje e bëhet shembull, kurrë nuk mund të ndodhë ndeshje për ndeshje.

Flisni për krimin që të shpëtojë futbolli i ndershëm në këtë vend! Deri atëherë, lërini të qetë futbollistët e Partizanit. Mund t'i doje kushdo, por nuk ka para për ta; ME BORXHE NUK BLIHEN YJE! SHLYENI BORXHET NJËHERË!

Seriali kriminal i palaçove të futbollit synon qartë shpërbërjen e Partizanit! Kanë një jetë që kanë vetëm këtë ëndërr; I urrenin emrin, ngjyrën, yllin, kampionet, titujt e fitores, i morën klubin për pallatet e racës më të poshtër që ka patur ky vend në pushtet, e çuan një kat nën dhe; JA KU ËSHTË, GJALLË E KAMPION!",

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga