
Partizani kërkon titullin kampion këtë sezon, ndërsa do të luftojë “dhëmb për dhëmb” me Tiranën deri në javën e fundit të kampionëtit. Fitorja 2-1 ndaj Vllaznisë i ka bërë akoma më shumë optimist të kuqtë për titullin.
Por vetëm një ditë pas kësaj sfide në kampin e demave është një ditë festë. Trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi feston sot ditëlindjen e tij 58-të.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Partizani i ka uruar ditëlindjen dhe shumë suksese me fanelën e kuqe.
“Edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe. Gëzuar ditëlindjen Ilir Bozhiqi”, ka shkruar klubi.
Poll