Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Partizani betohen për Skënderbeun, "Bobi" rigjen çelësin e suksesit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Partizani betohen për Skënderbeun, "Bobi" rigjen

Partizani u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve në fushën e "Qendrës Stërvitore të Ekipeve" në Pezë. Gjendja jo e mirë atmosferike dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që të kuqtë të mos stërviten normalisht, por Sulejman Starova ka gjetur sërish një zgjidhje.

"Bobi" ka ndarë ekipin në dy skuadra duke qëndruar në fushë për 60 minuta duke praktikuar skemat dhe lëvizjet e dhëna nga tekniku i ekipit.

Pas përfundimit të stëvitjes, grupi i lojtarëve me në krye Sulejman Starovën janë mbledhur rreth dhe janë betuar për ndeshjen me e sotme me Skënderbeun. Sigurisht, kjo atmosferë pozitive ka ardhur nga Sulejman Starova, i cili e di çelësin e suksesit, që në rastin konkret ka të bëjë me vetëbesimin për sukses në çdo takim, përfshi këtu dhe sfidën e sotme me Skënderbeun.

Kutjojmë, që Partizani pret sot në orën 17:00, në "Selman Stërmasi" Skënderbeun për të luajtur takimin e javës së 12-të të kampionatit në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga