
Sokol Cikalleshi ka folur në prag të sfidës Poloni-Shqipëri. Sulmuesi kuqezi u shpreh optimist për takimin e nesërm në Varshavë. Ai vlerësoi trajnerin e ri dhe ndryshimet që priten në skemën e lojës. Cikalleshi duket entuziast për këtë fushatë eleminatore të Euro 2024 që për kuqezinjtë nis nesër me një transfertë të vështirë.
"Ndeshjen e fundit këtu ke shënuar. Sa keni ndryshuar? Sigurisht që Polonia është ekip i fortë dhe ne e dime këtë edhe pse tani para 3 ditësh humbi duke pësuar 2 gola. Është ekip i fortë ne jemi të fokusar te vetja jonë. Jemi munduar që të krijojmë një ekp kompakt dhe të kemi shpirtin e garës.
Çeki Poloni? Janë më të fortë apo më të dobët? Mos harrojmë që Polonia vjen pas një performance të mirë në botëror. Ndeshjen e fundit duke pësuar 2 gola të shpejt, Polonia e mori veten. Është nje ekpi me lojtar individualist që luajnë në ligat më të forta të europës. Nuk duam të futemi në atë gjendjen që kemi një ekip të dobët. Ndeshje pa gabime.
Ka ndryshuar trajneri? Si do luajë nesër? Ne çdo ndeshjen kur futemi rezultati kryesor është fitorja. Jemi një grup ku jemi 3 ekipe për 2 vende,. Kemi për të bërë një ndeshje kompakte. Të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Polonia kur shënon na detyron të hapermi përsëri dhe të pësojmë. Gjëja kryesore nesër është të mos humbim. Kemi strategjitë tona. Të arrijmë te fitorja.
4-3-3 më mirë? Normalisht është një skemë klasike e futbollit çdo lojtra e ndjen veten komod. Është fusha aio që tregon rezultatet. 3-5-2 nuk aritëm atë që deshëm. Me skemën e re shtohet harmonia në grup dhe shpirti i garës.
Mungesa. Ne jemi një kombëtare e vogël dhe çdo lojtar i rëndësishëm. Nuk kemi luksin, lojtarët këto janë. Nuk fokusohem te ajo çka na mungon por ajo tek çfarë kemi. Jemi përsëri për kualifikueset e europianit. Jemi një grup mëbshtetës për njëri-tjetrin, kësaj i jap zë. Duke qenë bashkë edhe me tifozët me harmoni, me shpirtin e garës t’i bëjmë gjithë shqiptarët krenarë.
Ne e dijmë që përballë kemi një ekip të fortë dhe duke qenë nje ekip që të vështirëson kemi bërë analiza gjatë kësaj jave jemi vendosur të mos ia japim hapësirën Polonisë. Kjo na bën neve të jemi një ekip kompakt., Polonia vjen pas një humbjeje do ta kërkojnë fitoren. Të përfitojmë nga kjo gjë. Të mos bëjmë gabime.
Që do të jetë stadiumi plot është kënaqësi për ne jemi ekip që luajmë me njëri tjetrin Futbolli pa tifozë është i mangut për ne është kënaqësi. Tifozët janë në favor të Polonisë. Ne jemi të gatshëm bashkë me trajnerin që të bëjmë një perfromancë shumë të mirë. Trajneri është ndeshja e parë na bie që të bëjmë dyfishin e punës për ta bërë trajnerin e lumtur."