
Vllaznia e femrave e ka faktuar që është ekipi më i mirë në Shqipëri, teksa ka shkruar historinë duke marrë pjesë dhe në Champions League. Teksa tashmë vajzat shkodrane janë gati për sfidën e radhës.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran njofton për ndeshjen që Vllaznia do të luajë përballë kampioneve të Kosovës, Ep Com Hajvalia. Ndeshja do të luhet më 6 shtator, teksa ekipi kuqeblu kërkon mbështjetjen e tifozëve.
“Sfida e shumëpritur po afron!
Të mërkurën datë 06 shtator 2023, ora 18:00 të gjithë në stadiumin "Loro Boriçi" për të mbështetur kampionet tona në sfidën gjysmëfinale të grupit 7 të 'UEFA Ëomen's Champions League" ndaj kampioneve të Kosovës Ep Com Hajvalia!”
Poll