
Tirana dhe Egnatia do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Elbasan Arena” ditën e sotme duke nisur që nga ora 19:00. Një takim i rëndësishëm, me skuadrat që bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut të Kupës së Shqipërisë.
Problemet te Tirana nuk kanë fund. Pasi përfunduan të dytët në kampionat dhe humbën titullin përballë Partizanit do të kërkojnë që sot të ngrejnë lart trofeun e Kupës. Për shkak të pezullimeve të 6 lojtarëve kryesore nga Disiplina dhe mungesa e 3 të tjerëve për shkak dëmtimesh ka bërë që Orges Shehi të ketë “dhimbje koke” të “tmerrshme”.
Patrick, Nikqi dhe Lushkja janë të dëmtuar, ndërsa Aleksi, Hasani, Lulaj, Bekaj, Gjumsi e Iseni janë të pezulluar. 9 mungesa të rëndësishme që përbëjnë thuajse një skuadër. në këto kushte timonieri durrsak ka vendosur të “mbushë” stolin e rezervave me titullarët e Tiranës U-19, pasi aktualisht në stol ka vetëm Tafën dhe Kirin që gjithsesi asnjëri se ka provuar Superioren.