Të gjithë sytë te supersfida e javës, RTSH Sport e sjell falas në ekranet tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Champions League është futur në fazën më të nxehtë të kompeticionit ku spektakli dhe emocionet arrijnë kulmin. Javën e fundit u mbyllën katër ndeshjet e para të raundit të 1/16-ave ndërsa kët ëjavë do të zhvillohen edhe katër të fundit për të zbuluar tetë ekipet çerekfinaliste.
Ditën e mërkurë, si zakonisht, RTSH Sport sjell një ndeshje falas për ta transmetuar live dhe është zgjedhur supersfida e javës, ajo mes Real Madrid dhe Liverpool, në orën 21:00 në Santiago Bernabeu.
Madrilenët kanë avantazhin e tre golave pasi fituan me rezultatin tenistik 3-5 në Angli dhe në shtëpinë e tyre vetëm një mrekulli mund t’i largojë nga kompeticioni i tyre i preferuar. Mirëpo, Liverpool na ka mësuar se këto mrekulli nuk janë të pamundura, madje ndaj gjigantit tjetër spanjoll, Barcelona, arriti të bëjë një përmbysje historike në vitin 2018.