
Ditën e sotme të gjithë tifozët shqiptarë janë “sy e veshë” nga Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një sfidë mjaft e rëndësishme dhe që përkon me titullin kampion në kampionëtin e femrave.
Kjo përballje do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e sotme duke nisur që nga ora 16:00. Shkodranet dhe vazjat bardheblu do të diskutojnë mes tyre edhe ngritjen e trofeut të titullit kampion.
Aktualisht Vllaznia udhëheq me 51 pikë kundrejt 48 të Tiranës, teksa në këtë duel vendasve u duhet edhe 1 pikë për t’u kurorzuar edhe kampionë të kampionatit. Ndërkohë që vajzat bardheblu të shpallen kampione do të duhet të mposhtin 4-0 skuadrën shkodrane, pasi përballja e parë mes tyre ka përfunduar në favorin e ekipit kuqeblu. Diçka e tillë vështirë të ndodhë, ndaj në Shkodër e konsiderojnë ditën e sotme një ditë festë, ndërsa do të ngrinin kështu titullin e 10-të në histori.
Këtë ndeshje të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin në kanalin zyrtarë në YouTube të FSHF-së duke nisur që nga ora 16:00.