Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Të gjithë sy e veshë në POLONI, nis sot epoka SYLVINHO

Shkruar nga NEWSPORT

Të gjithë mbrëmjen e sotme do të jenë sy e veshë nga Varshava. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Poloninë. Ky takim është i vlefshëm për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 dhe do të startojë në orën 20:45.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë aventurë të re, teksa në krye të djemve tanë do të jetë Sylvinho.

Një trajner që vjen nga “samba”, ku pritet që të dhurojë spektakël me lojën e tij, teksa dora e tij ndihet që në grupin e lojtarëve dhe atmosferën pozitive që risolli në ekip.

Të gjithë jemi optimist se një rezultat pozitiv ndaj Lewandowskit&Co do të ishte gjysma e punë. Tifozët mbajnë frymën për 3 pikët dhe për të parë Sylvinhon në krye të kësaj skuadre me mjaft cilësit dhe talente. Ende nuk bëhet me dije 11-shja titullare por tekniku brazilian e ka të qartë se ku do të përqëndrohet.

Dilema më e madhe ka qenë ajo e mesfushës pasi ideja e trajnerit është zotërimi sa më i shumtë i topit dhe qarkullimi në mesfushë. Besohet se në qëndër te mesfushësh pritet të aktivizohet Ramadani që do të jetë para mbrojtjes dhe më pas Laçi me Asllanin.

Në sulm nuk duket se ka dyshime pasi Sylvinho është i bindur tek forma e Uzunit, Asanit dhe Cikalleshit. Në portë pritet ta nisë Berisha në vend të Strakoshës. Balliu pritet të jetë mbrojtësi i djathtë, ndërsa Hysaj nga e majta. Në qendër me shumë mundësi do të jenë Kumbulla dhe Mihaj.

[caption id="attachment_686163" align="alignnone" width="241"] Formacioni-i-mundshem[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga