
Egnatia do të luajë nesër një miqësore historike kundër Interit. Një sfidë që vlen më shumë për prestigjin e këtij ekipi, se sa për formatimin apo kualidimin para nisjes së sezonit të ri futbollistik. Rrogozhinasit gjenden në Itali, ndërsa nesër në orën 20:00 është programuar të zhvillohet ky test miqësor.
Në stadiumin "Paolo Mazza" do të zbresin të dy skuadrat, ndërsa të gjithë lojtarët dëshirojnë që të jenë në fushë në këtë sfidë, që ndoshta mundësia vjen vetëm një herë në jetë. Trajneri Edlir Tetova ka ideuar titullarët, nga porta e deri në sulm.
Me gjasë nga minuta e parë do ta nisë kjo 11-she titullare: Sherri; Fangaj - Malota - Memolla - Musta; Ahmetaj - Aleksi - Fernando; Kasa - Isgandarli - Dwamena.