
Elbasani u mposht na javën e 8-të të Kategorisë së Parë nga Flamuartari me shifrat 2-1. Një disfatë që e zbriti skuadrën e Nevil Dedes në vendin e 3-të të klasifikimit, pozicion që të jep mundësinë e “Play – Off”.
Dueli i radhës për verdheblutë është ndaj Tomorit në “Elbasan Arena”, teksa sfida do të startojë në orën 17:00 ditën e dielë. Në këtë përballje Dede nuk do të tolerojë asnjë prej titullarëve, teksa pritet ndryshime nga porta në sulm.
Në këtë mënyrë titullarë në portë do të jetë Totoshi, i cili do të ulë në stol Kukën. Rami, Greca dhe Lleshi janë titullarët e tjerë që do ta nisin nga stoli.
Formacioni i mundshëm: Totoshi, broshka, Zaimi, Pepe, K.Kasa, Karakaçi, Ivan, Hasani, Bobi, Melo, Ajazi. Trajner: Nevil Dede