Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Të dënuar vetëm për të fituar, Bylis dhe Vllaznia përplasin “brirët” për objektivat sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
Të dënuar vetëm për të fituar, Bylis dhe Vllaznia

Vllaznia do të udhëtojë drejt Ballëshit ditën e sotme ku do të përballet ndaj Bylisit në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça”. Kuqeblutë luajnë ndeshjen e sezonit pavarsishtë se çfarë mund të ndodh në kryeqytet në ndeshjen Partizani-Teuta. Për të arritur fitoren trajneri Goce Seldoski pritet t’i besojë sulmit ku Balaj duket se ka gjetur formën. Seldoski do të ketë vetëm mungesën e Bulatovic i cili ka poltësuar numrin e kartonëve.

Ndërsa Bylis i cili përveç se të jap maksimumin dhe të fitojë ndeshjen me Vllazninë nuk ka asgjë në dorë. Pasi në rastin e fitores së ballshiotëve  gjithçka do të varet si do të përfundojë ndeshja Erzeni-Tirana. Trajneri i Bylisit do të jetë me munga të rëndësishme në këtë përballje pasi përvec Zho Santit i cili është pezulluar nga disiplina dhe japonezit Doi të dëmtuar nuk do të ketë të gatshëm as sulmuesin Abu Danladi që shënojë një super gol ndaj Tiranës. Gjthësesi Shensoin e gëzon forma e mirë që po kalon Luis Kaçori i cili ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Bylis (4-1-4-1): Teqja, Trumçi, Adili, Zhongo, Zguro, Maçoli, Qardaku, Eskuerdinja, Lorran, Lajthia, Kaçori.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Kruja, Shehi, Juric, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Çoba, Latifi, Balaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga