Të dënuar nga Komisoni i Disiplinës, RTSH dhuratë tifozëve, u “sjell” ekipin në shtëpinë e tyre
Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli shqiptar do të nisë sërish pas pauzës së Kombëtareve dhe java nis që sot me ndeshjen e Kategorisë së Parë, Skënderbeu – Apolonia. Superioria do të luhet nesër e pasnesër ku një nga sfidat më me interes është ajo mes Tiranës dhe Erzenit në Elbasan Arena, të dielën.
Pikërisht kjo ndeshje është përzgjedhur për t’u transmetuar live nga RTSH Sport. Të dielën në orën 18:00 do të keni mundësinë të ndiqni falas një ndeshje që ka prodhuar gjithmonë emocione këtë sezon.
Tifozët nuk lejohen pasi Tirana është e dënuar dhe duke parë këtë, RTSH Sport ka menduar të bëjë një dhuratë për të dy dashamirësit e klubeve.