Komentet e aktivistes kosovare Zana Avdiu për Granit Xhakën në ndeshjen ndaj Serbisë kanë qenë qendër e mediave në vend. Reagime të shumta kundër saj madje edhe vetë babai i Granitit, Ragipi është përballur me të në një lidhje drejtpërdrejtë me një emision në Kosovë.
Sot ka reaguar edhe vëllai i Granitit, Taulanti që ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare. Taulanti shprehet mjaft i irrituar për komentet e saj duke e quajtur Avdiun si njeri pa gjak shqiptari.
“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!”, ka shkruar Xhaka në “Insta-Story”.