Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Taulant Stërmasi zbulon surprizën e madhe për Luiza Gegën

Shkruar nga NEWSPORT
Taulant Stërmasi zbulon surprizën e madhe për Luiza Gegën

Taulant Stërmasi, në një prononcim për newsport.al ka zbuluar festën që pritet të bëhet në nder të nënkampiones së Europës, Luiza Gegës nga shteti. Trajneri theksoi që në ditën kur ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla i dorëzoi flamurin para nisjeve të lojërave Olimpike Luiza Gegës, ka shpjeguar edhe indiferencën shtetërore për medaljen që u soll në atdhe.

Sa për rastin në fjalë kemi diskutuar gjatë me ministren e Arsimit dhe të Sporteve në lidhje me indiferencën shtetërore për medaljen. Ajo na shpjegoi se me kërkese të presidentit të Federatës së Atletikes është shtyrë ceremonia e pritjes zyrtare nga insitucionet shtetërore.

I premtoi Luizës se do të jete nje festë e madhe e cila shkon me madhështinë e rezultatin e medaljes së saj.

E ritheksoi disa herë këtë. E siguroi Luizën se asnjeri nuk e ka vënë në dyshim, se atletja meriton shumë e më shumë se shteti ka bërë. I vetmi moment që kemi takuar ministren ka qenë kur Luizës iu është dorëzuar flamuri. Takimi dhe festa që do të organizohet në nder të Luizës do të bëhet para Lojërave Olimpike, pasi ne nisemi në datën 4 gusht”, ka përfunduar trajneri i atletes.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga