Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tashmë zyrtare, ish-lojtari i Partizanit largohet nga Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë zyrtare, ish-lojtari i Partizanit largohet nga Vllaznia

Vllaznia ditën e djeshme filloi seancën e parë stërvitore për kupat e Europës teksa ditën e sotme klubi ka njoftuar për disa largime të futbollistëve. Pas zyrtarizimit të Erdenis Gurishtës dhe Liridon Latifit që nuk do të jenë më pjesë e klubit, Vllaznia bëri dhe largime në stafin teknik duke larguar Mihail Tzokov.

Por kur mendohej se po vinte fundi i ditës dhe gjithçka ishte mbyllur me kaq, kuqeblutë ndërpresin bashkëpunimin edhe më një tjetër futbollist. Ish-futbollsti i Partizanit, Dajan Shehi është i larguari i radhës.

Lajmi është bër i ditur kohë më parë por vetëm ditën e sotme klubi ka vendosur ta bëjë zyrtare largimin e tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vllaznia njofton se Shehi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Postimi i Plotë i KF Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se futbollisti Dajan Shehi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë. Rrugëtimi i tij i dytë me fanellën kuqeblu merr fund këtu. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga