
Largimet në radhët e Vllaznisë duket se nuk kanë fund,ku vetëm ditën e sotme kanë ndodhur 2 të tilla. Pas mesfushorit Arsid Kruja, një mbrojtës i ka dhënë lamtumirë shkodranëve.
Neësport.al kishte njoftuar në mesditë për largimin Darko Bulatoviç por tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtarë nga ana e klubit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kuqeblutë falnderojnë mbrojtësin malazez duke i uruar atij suksese në karrierë.
Postimi i KF Vllaznisë:
KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Darko Bulatoviç. Klubi e falenderon për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!