Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Tani mendojmë për Tiranën”, Zoran Zekic: Pres akoma më shumë nga djemtë e mi

Shkruar nga NEWSPORT
“Tani mendojmë për Tiranën”, Zoran Zekic: Pres akoma

Patizani fitoi bindshëm me lojë dhe rezultat ndaj Dinamos në derbin e zhvilluar në Elbasan Arena. Të kuqtë marrin 3 pikë të vyera dhe bëhen gati për derbin tjetër, atë ndaj Tiranës javën e ardhshme. Pas ndeshjes, trajneri Zekic, foli për MCN TV.

"Nuk do flas shumë taktikisht, kjo edhe për arsye të derbit, ishim pak të ngadalshëm ndoshta dhe prej kohës. Nesër do të vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën."

Ndryshimi në pjesën e dytë? Nuk është vetëm Da Silva, ka edhe pjesë pushimi ku djemtë reaguan mirë nga ajo që u thamë.

Atmosferë pozitive? Shpresoj të jetë pozitive. Detyra ime si trajner është për t’i zbuluar dhe për të folkur për çëshjtet gjatë lojës por me kalimin e kohës duhet të adaptohemi edhe me pjesën tjetër.

I kënaqur me grupin e plotë? Shumë i kënaqur, por akoma nuk janë të gjithë gati. Nuk jam ende i kënaqur plotësisht pasi duhet t’i jap akoma më shumë minuta lojtarëve të rinj. Shpresoj që të kenë hapsirat e tyre më vonë.

Pikët e lëna me lojën e bukur? Çdo ndeshje ka problemet e saj, kur fiton është çdo gjë mirë. Duhet të gjejmë energjinë e duhur dhe zgjidhjen e duhur se si të luajmë kundër Tiranës. Arsyeja që jam modest është se pres nga ekipi im më shumë. Mendoj se skuadra ime ka akoma më shumë për të dhënë.

A mund të luajnë në sulm Binstouka, Cara dhe Da Silva? Problemi është se si e kupton futbollin, ndonjëhre duhen lojtarë të shpejtë, ndonjëherë taktikë, fizik e të tjerë. Për mua ka rëndësi aspekti mental. Shpresoj të vijë koha që të luajnë të gjithë bashkë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga