
Të hënën, para nisjes së seancës stërvitore, klubi i Luftëtarit i ka bërë tamponë të gjithë lojtarëve që vinin nga zonat e kuqe. Kësisoj, 13 lojtarë kanë kryer analizën për të parë nëse janë ose jo të infektuar me Coronavirus. Kjo masë e marrë nga ana e klubit gjirokastrit bëhet për shkak se Gjirokastra është cilësuar si zonë e gjelbër dhe rreziku për t’u infektuar atje është minimal.
Ndaj, vetëm ata që vijnë nga zonat e kuqe mund të jenë mbartës të këtij virusi duke rrezikuar pjesën tjetër të skuadrës. Fatmirësisht të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë. Përgjigjet e analizave kanë mbërritur ditën e djeshme nga ana laboratori i Institutit Publik. Në këtë mënyrë, trajneri Neritan Novi mund të vijoë i qetë përgatitjet e skuadrës së tij.