
Reza Karimi është larguar nga Korça, por edhe nga Shqipëria. Talenti i Skënderbeut ka udhëtuar drejt Iranit pasi është i detyruar që të paraqitet çdo muaj në vendlindjen e tij. Këto ditë ai pritet të rikthehet në Shqipëri dhe do të vihet sërish nën urdhrat e trajnerit Daja. Por, për sfidën kundër Partizanit 19-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm si shkak i një dëmtimi.
Kujtojmë që Karimi u afrua te Skënderbeu me bujë të madhe, megjithatë në këtë sezon hapësirat për të ishin tepër të pakta. Mosha e re dhe talenti që zotëron e bëjnë një lojtar të prespektivës, megjithëse kjo do të shihet vetëm në të ardhmen.
Poll