
Uerdi Mara është pa kontratë. Fantazisti që mbylli sezonin e katërt me Skënderbeun është në kërkim të një ekipi të ri, ndërsa mosha e tij është bërë pengesë për disa klube që duan shërbimet e 22 vjeçarit.
Pritet që lojtari të mbetet në Korçë edhe për të paktën një sezon, pasi skuadrat e interesuara për të nuk dëshirojnë të paguajnë taksën e formimit të lojtarit te Skënderbeu. Kujtojmë se sipas rregullores së UEFA dhe FIFA një lojtar nuk mund të largohet falas edhe kur është pa kontratë, teksa paguhet shuma te skuadra që e ka rritur.
Për një kalim "free", Mara do duhej të kishte mbushur 23 vjeç, gjë që ndodh në 30 janar 2022. Pritet që kontrata e re të parashikojë se nëse lojtari ka oferta, ai të largohet falas nga korçarët, që do mbajnë një përqindje të kartonit.