Foto ilustruese: Gjyqtari spanjoll Juan Martínez Munuera – Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën të martën e 31 marsit, në kuadër të një miqësoreje, pasi dy ekipet u eliminuan nga “play-off” i Botërorit 2026.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, do të nisë në orën 20:45.
Tashmë, UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Kryesor i këtij dueli do të jetë spanjolli Juan Martinez Munuera.
Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Raul Cabanero dhe Alfredo Rodriguez Moreno. Në rolin e arbitrit të katërt për këtë ndeshje, është emëruar Iosu Galech Apezteguia.
Poll
