
Dy takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen ditën e sotme duke nisur që nga ora 13:00. Në Kamëz do të sfidojnë njëra-tjetrën Kastrioti dhe Tirana, ndërsa në rrogozhinë ka udhëtuar Laçi për të dueluar me Egnatian.
Dy përballje mjaft të rëndësishme me skuadrat që kërkojnë fitoren për të bërë më të lehtë sfidat e kthimit. Në këto kushte për të dyja ndeshje janë caktuar nga FHSF-ja edhe skuadra e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi.
Në Kamëz kryesorë do të jetë Adrian Beqiraj, ndërsa në Rrogozhinë bilbil kryesorë është zgjedhur Klodian Shahini.
EGNATIA – LAÇI
Arbitër kryesor: Adrian Beqiraj (Tiranë)
Asistent 1: Nertil Bregasi (Tiranë)
Asistent 2: Arber Zalla (Tiranë)
Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi (Elbasan)
Var: Olsid Ferataj (Patos)
Avar: Emanuela Rusta (Elbasan)
KASTRIOTI – TIRANA
Arbitër kryesor: Klodian Shahini(Durrës)
Asistent 1: Fatmir Lama (Durrës)
Asistent 2: Heraj Lisaku (Durrës)
Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)
Var: Andi Koçi (Durrës)
Avar: Mario Shazivari (Tiranë)