
Ekipi i Skënderbeut do të ndeshet me hungarezët e Ferencvaros, në raundin e dytë të Uefa Champions League. Një rival i vështirë për bardhekuqtë e Korçës, nisur nga historiku i këtij klubi. Po për presidentin Takaj, Ferencvarosh është një kundërshtar i fortë, por që mund të kalohet.
“Ferencvaros është rivali më i fortë që mund të kishim përballë por un nuk e shoh si një ekip të pakalueshëm.Kemi nisur përgatitjet dhe sigurisht objektivi ynë është të kalojmë më tej”, foli presidenti Takaj
Njëshi i klubit nuk harroi të fliste edhe për merkaton duke premtuar që ekipi do të plotësohet shumë shpejt.
“Ekipi ka nisur përgatitjet intesive dhe do të jemi gati për datën 12 korrik.Gjithashtu jemi duke mbyllur dhe marrëveshjen e fundit të merkatos.Prezantimet do të nisin shpejt dhe afrimet do të jenë mjaft cilësore për të përballuar dhe nivelin që kërkon ky kompeticion”, përfundoi fjalën e tij presidenti Ardjan Takaj