Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ta respektojmë Turqinë", Mancini "i uritur": Të shkojmë në Londër, më vjen keq për...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ta respektojmë Turqinë", Mancini "i uritur":

Italia sfidon nesër në Olimpico të Romës, Turqinë, në kuadër të takimit hapës të Europianit 2020. Trajneri i Azurrëve, Roberto Mancini ka dalë në konferencnë e zakonshme për shtyp, këtë pasdite. Ai vlerëson maksimalisht rivalin turk, por ka besim tek të tijtë. Kreu i pankinës italiane pohon se djemtë janë stërvitur mirë dhe janë gati, ndaj synohet të fitohet ky kompeticion.

"Duhet ta respektojmë Turqinë, është një ekip me plot talent. Debutimi është gjithmonë i vështirë, por duhet të mendojmë për të luajtur futboll. Kam qenë i sigurt tre vjet më parë dhe tani jam edhe më i sigurt. Kemi punuar mirë, grupi është i shkëlqyer. Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe do të dëshironim të vazhdonim kështu dhe, në fund të fundit, nëse mundemi, të shkojmë në Londër.

Ne do të flasim përsëri për këtë, por unë jam shumë i sigurt.Do të kishte qenë më mirë të kishim shumë më tepër njerëz, duke pasur parasysh situatën që po evoluon. Do të kemi 16 mijë të pranishëm, duke përfshirë shumë tifozë turq. Ndoshta stadiumi i plotë do të na kishte dhënë një shtytje shtesë, megjithatë është kënaqësi të luash para tifozëve. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të argëtohemi, duke qenë të qetë. Ky është qëllimi ynë.Më vjen keq për dëmtimet e Sensit dhe Pellegrinit. Më vjen keq për Lorenzon, sepse ai po bënte shumë mirë. Ata ishin lojtarë të rëndësishëm për ne. E meritonin të luanin në këtë Kampionat Europian. Por këto janë gjëra që ndodhin" - tha ai.

Tags:

Euro 2020

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga