Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sytë nga Italia për Kristjan Asllanin, kartonët dhe dëmtimi i Brozoviç “detyrojnë” trajnerin e Interit për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Sytë nga Italia për Kristjan Asllanin, kartonët dhe dëmtimi

Interi do të luajë sot kundër Cremoneses, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Seria A. Zikaltërit do të tentojnë të marrin 3 pikë, ndërsa interesi është i madh për të mësuar nëse Kristjan Asllani do të jetë në fushë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shansin e madh për ta nisur nga minuta e parë. Megjithatë gjithçka do të mësohet pak para orës 18:00. Siç raportojnë mediet italiane, mungesa e Barellës nga kartonët dhe dëmtimi i Brozoviç, mund të detyrojë trajnerin Inzaghi ta hedhë në fushë nga minuta e parë.

Asllani ka pasur shumë progres në lojërat e tij dhe shpeshherë trajneri i zikaltërve ka qenë në qendër të kritikave për mosaktivizimin e tij. Sot është momenti që elbasanasi të tregojë gjithë potencialin e vet, për të rënë edhe në sytë e trajnerit të ri të kuqezinjve, Sylvinhos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga