
Shqipëria do të luajë ditën e nesërmë miqësoren me Bullgarinë. Një duel ku kuqezinjtë pavarësisht që është një sfidë miqësore duan sërish 3 pikët për të mbajtur lart moralin e kësaj skuadre.
Në “Air Albania” duke nisur që nga ora 18:00 në fushë do të zbresin heronjtë tanë, me Sylvinho që ka bërë gati edhe kurthin “anti-Bullgari”. Braziliani për këtë ndeshje ka menduar të bëjë ndryshime në formacion, ndërsa ka vendosur t’u japë më shumë minuta lojtarëve të stolit.
Kështu Strakoshës do t’i besohet porta, ndërsa në vend të Hysajt do të vendoset Balliu. Ajeti do të formojë këtë here dyshen e mbrojtjes me Mihaj, teksa në krahun e majtë i palëkundur qëndron Mitaj. Pak më të avancuar do të vendoset Asllani, teksa këtë herë do të ketë Laçin. Në mbështetje të Uzunit titullarë do të vendosen 3-shja Asani- Bajrami-Muçi.
Formacioni i mundshëm: Strakosha, Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Muçi, Uzuni.