Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SYLVINHO në krye të kombëtares, DURO: Duhet disiplinë për të pasur sukses, EURO 2024 është i arritshëm

Shkruar nga NEWSPORT
SYLVINHO në krye të kombëtares, DURO: Duhet disiplinë

Sylvinho është prezantuar ditën e sotme në Shtëpinë e Futbollit nga Armand Duka, me teknikun brazilian që merr kështu vendin e lënë bosh nga Edi Reja.

Në lidhje me emërimin e Sylvinhos në krye të kuqezinje ka folur edhe trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro në një lidhje LIVE në ABC, ku ka treguar opinionin e tij mbi këtë zgjedhje të bërë nga kreu i FSHF-së.

“Këtu është problemi që nuk ka trajner të vjetër apo të rinj, këtu bëhet fjalë nëse është i aftë për të çuar përpara kombëtaren apo jo. Ai e theksoi se s'ka eksperiencën e duhur por nënvizoi  se edhe Scaloni ishte i ri, por ngriti lart Kupën e Botës", tha fillimisht Duro.

A është i arritshëm objektivi EURO 2024? Është një grup i ekuilibruar, i kemi të gjitha mundësitë e duhura për të luftuar për këtë pozicion për të shkuar deri në europian. Reja bëri një punë të mirë, por vijueshmëria e tij u prish dhe kjo është arsyeja që u ndërrua. Euro 2024 është i arritshëm thjettë duhet të menaxhohet mrië situata.

Një trajner pa shumë përvojë, sa ju tremb kjo gjë? Unë flas në bazë të përvojës. Kemi pasur trajnerë shumë me përvojë por fatkeqësisht nuk u arritën objektivat. Duhet familjarizim me futbollistët. Ekipi kombëtar është i të gjithëve, të gjithë duhet të japin maksimumin për kombëtaren. Duhet disiplinë për të arritur suksesin, pasi në të kundërt nuk do bëjmë asgjë.

Pse duhet patjetër një trajner shqiptarë? Unë jam i mendimit se nuk ëhstë i ndarë e thikë, trajner i huaj apo shqipatyrë. Duka ka ndjekur prej vitesh drejtimin e tij duke Zgjehdur prej 2002 të drejtojënë kombëtaren të huajt. Këtë përgjgje duhet ta japë ai sepse është zgjedhje e tij, ndërsa ne nuk na ngelet gjë tjetër për t’i uruar më të mirën skuadrës tonë.

Emër nga ana juaj? Jo nuk kam pasur një emër, secili bën zgjedhjen në bazë të gjerave që diksuh i konsideron të rëndësishme. I urojmë suksese Sylvinhos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga