
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Varshavë për të sfiduar Poloninë në sfidën e parë eliminatore për kuqezinjtë. Një takim mjaft i rëndësishëm për rrugëtimin e kombëtares në EURO 2024, teksa Sylvinho do të debutojë zyrtarisht në stolin e Shqipërisë.
E kur duhet edhe 2 ditë për të zhvilluar këtë përballje, trajneri brazilian tashmë ka një ide sa i takon formacionit me të cilin do të zbresi në fushën e lojës ditën e hënë.
Portën do t’ia besojë Etrit Berishës, teksa katërshja para tij do të jenë Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj. Si digë përpara mbrojtjes do të vendoset Ylber Ramadani, teksa pak më të avancuar do të pozicionohen Abrashi dhe Laçi. Në repartin e sulmit Cikalleshi dhe Seferi janë në balotash mes tyre për një vend titullari, teksa cilido që do ta nsië nga minuta e parë do të mbështetet nga Asani në krahun e djathtë dhe nga Uzuni në të majtë.
Formacioni i mundshëm: Berisha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Laçi, Asani, Uzuni, Cikalleshi (Seferi).