Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SYLVINHO gjatë prezantimit: Duhet të japim shpirtin në fushën e lojës, Argjentina e fitoi Kupën e Botës me një trajner të ri

Shkruar nga NEWSPORT
SYLVINHO gjatë prezantimit: Duhet të japim shpirtin në

Gjithçka merr fund. Sylvio Mendes Campos Júnior ose shkurt Sylvinho u prezantua përpara gazetarëve, ndërsa merr kështu frenat e kombëtares shqiptare të futbollit.

Në konferencën e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, në ambientet e “Air Albania”, trajneri brazilian u prezantohet nga Armand Duka, ndërsa palët do të nënshkruan kontratën për 18 muaj dhe me synimin e vetëm kualifikimin në “Euro 2024”. I pranishëm është edhe Edi Reja që do të lërë kështu çelësat te Sylvinhio, me teknikun 77-vjeçar që kishte dhe një mesazh për brazilianin, ndërsa i tha dhe bekimet e tij.

“Mirdita të gjithëve. Ju falenderoj që jeni sot këtu, jam shumë i kënaqur. Do doja ti thoja diçka trajnerit Reja se puna e trajnerit nuk është aspak e lehtë, e falenderoj për punën që ka bërë, për futbollistët që ka marrë  dhe jam i bindur që do ta çojmë lart këtë kombëtare. Hera e parë që takoj Dukën dhe pas tek ai urimë për të marrë rezultate pozitive dhe për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë, ashtu siç unë do të bëj gjatë kësaj kohe. FSHF më bindi të zgjedh Shqipërinë dhe të merrja përsipër këtë punë dhe besoj se do të bëjmë shumë mirë”.

A e ka mundësinë kombëtarja jonë për t’u Kualifikuar? Faleminderit. Unë mendoj se flietet shumë për 3-5-2 ë ka përdorur Reja. Mendoj se para së gjithash siç e tha dhe Presidenti duhet të përfshihen të gjithë që nga ju. Futbolli duhet të qëndrojë në qendër të të gjitha gjërave, rpandaj jemi këtu. Duhet të shioj elemntët që kam në dispozicion, lojtarët, kundërshtarin për të ndërtuar skemën. Jemi këtu për të dhënë maksimumin dhe do zgjedh ato lojtarë që do të japin maksimumin në fushën e lojës. Kupa e Botës na dha mesazhe të rëndësishme sa i takon taktikës, teknikës. Futbolli është mund për të arritur aty ku duam dhe ne duam të kualifikohemi. Mendojmë se duke punuar fort për ta arritur këtë objektiv. Është sigurisht shumë i vështirë, por jo i pamundur.

A e njihni Shqipërinë, cilat janë pikat e forta të kësaj kombëtareje? Kam punuar me Rey Manaj kur ishte pjesë e Interit, e njohja shumë mirë kombëtaren shqiptare. Ka futbollistë teknikisht të fotë dhe ne si stsaf do të nisim punën në Tiranë. Pas këtij momenti menjëherë do të nisë puna.Së pari duhet të njohim futbollistët me stafin e ri dhe më pas duhet t’i ndjekim ata në fushën e lojës për t’i parë më nga afër. Uroj që sa më shpejt të gjothë lojtarët e dëmtuar të rikuprohen dhe t’i kem gati.

Ndeshja e parë eliminatore? Është një ndeshje shumë e vështirë me Poloninë, por sfida e trajnerëve është që në pak kohë duhet të përgatisë skuadrën për ndeshje të rëndësishme. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për të arritur rezultatrin pozitiv edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë, pasi akoma nuk i kamparë nga afër lojtarët që do të kem në dispozicion.

Një iniciatë e re në këtë kombëtare që nuk është si Brazili dhe Argjentina.Kam luajtur me Pablon tek Siti dhe kemi një raport të vecantë. Brazili dhe Argjentina janë dy kombëtare shumë të forta. Pablo tha një gjë të rëndësishme, në fushë duhet të jemi agresivë, nuk është i dhunshëm por presingu dhe vështirësia që e vendosim kundërshtarin. Do kemi bashkëpunim me Zabaletën dhe Dorivën, jam i bindur që do bëjmë një punë të mrekullueshme. Ne duam që të japim një ide të duhur për futbollin, duhet të jemi drejt një mendje dhe drejt objektivit. Duhet të kemi zemrën dhe shpirtin në fushë.

Përse në këtë fazë zgjodhët një ekip përfaqësues? Çdo trajner bën zgjedhjet e veta. Dhe në darkën me presidentin Duka, më thanë të gjithë që është një projekt shumë i mirë me Kombëtaren shqiptare. Jam një njeri që më pëlqejnë sfidat. Mendoj se do të ndihem mirë në këtë projekt. Kjo më dha një shtysë të fortë në zemrën time që të zgjidhja këtë Kombëtare. Ne do të vazhdojmë trashëgiminë nga Reja.

Po rrezikoni më shumë ju apo Shqipëria? Bota është e tillë. Nuk i dihet nëse zgjedhja është e mirë apo e gabuar. Nuk mund të dihet asnjëherë. Nëse një trajner ecën përpara me një projekt. Në Botërorin e fundit Argjentina fitoi me një trajner të ri dhe të zot. Mund të flas për atë trajner dhe stafin e tij. përpara këtij Botërori ai nuk kishte rezultatet të tjera. Mendoj se duhet të punojmë me talentin dhe përgjegjshmëri të lartë. Më dha përshtypje shumë të mira ambienti dhe puna në Kombëtare.

Projekti është shumë i mirë. Jam një person që punoj shumë, më pëlqejnë sfidat dhe kam mentalitetin e duhur. Do ndihem si në shtëpi. Më dha përshtypje shumë të mira atmosfera rreth Kombëtares. Këto më dhanë një shtysë të fortë në zemrën time të zgjidhja kombëtaren e Shqipërisë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga