Çekia dhe Polonia do të luajnë përballë njëra-tjetrës sonte në orën 20:45 në Pragë, një ndeshje e cila do të ketë vëzhgues special edhe Kombëtaren shqiptare që pret me interes përfundimin e sfidës për të analizuar me detaje dy ekipet me të cilët do të rivalizojmë për një vend në Europianin e Gjermanisë.
Trajneri Sylvinho ka dërguar spiunët e tij teksa zv.trajneri Pablo Zabaleta dhe video-analisti Alarico Rossi kanë udhëtuar drejt Pragës ku do të shohin në stadium ndeshjen mes dy ekipeve. Ndihmësit e brazilianit do të bëjnë një raport të detajuar për të dy ekipet dhe do të kthehen në Tiranë për të udhëtuar më pas sërish drejt Varshavës ku do të sfidojnë Poloninë më 27 mars.
Poll