
Shqipëria do të luajë nesër kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë e rëndësishme për kuqezinjtë ka tërhequr vëmendjen e gjithë sportdashësve të cilët presin të marrin maksimumin.
Trajneri Sylvinho po i jep dorën e fundit përgatitjeve, por ende s’është vendosur kush janë titullarët që do ta nisin nga minuta e parë.
Në portë pritet t’i besohet sërish Etrit Berishës, ndërsa prapavija do të përbëhet nga katërshja Hysaj – Ismajli – Gjimshiti – Mitaj. Në mesfushë me gjasë nuk do të ketë ndryshime. Paraqitja fantastike në Çeki pritet t’i besohet sërish Ramadanit, Asllanit dhe Bajramit.
Balotazhi është i madh në sulm ku me gjasë Seferi do të ulet në stol për t’i lënë vendin Myrto Uzunit. Ndërkohë nga ana e djathtë, Jasir Asani do të jetë titullar, kurse në majën e sulmit mund të jetë sërish Sokol Cikalleshi.