
Chelsea U-21 do të luajë sonte kundër Manchester City U-21, ndeshje e vlefshme për Premier League e kësaj grupmoshe. Interesi është i madh për të mësuar nëse Armando Broja do ta nisë ose jo nga minuta e parë.
Blutë e Londrës kanë treguar se sulmuesi i kombëtares shqiptare është pjesë e rëndësishme e projektit londinez dhe kësisoj po tentojnë ta fusin sa më parë në ritëm, që t’i shërbejë më pas ekipit të parë.
Drejt Londrës pritet të udhëtojë edhe Sylvinho. Trajneri i kuqezinjve ka deklaruar se do të kërkojë një informacion të detajuar nga klubi blu për gjendjen e lojtarit tonë. Ai nuk dëshiron që ta rrezikojë, teksa Broja është rikthyer pas një mungese të gjatë pas dëmtimit të rëndë në gju.
Gjasat janë që sulmuesi shtatlartë të grumbullohet për përballjen e Shqipërisë kundër Çekisë. Nëse nuk është në gjendje optimale, me shumë mundësi do të ketë vetëm disa minuta për të.