Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Qeveria pro Gjermane? Ja për kë bëjnë tifo ministrat…A kualifikohet Shqipëria? Surprizon Blendi Klosi

Shkruar nga NEWSPORT
Qeveria pro Gjermane? Ja për kë bëjnë tifo

Ministrat e qeverisë mendojnë në mënyra të ndryshme për kalimin ose jo nga Shqipëria të kësaj faze të parë të Euro2016, kur kanë mbetur pa u luajtur edhe dy ndeshje: ajo me Francën dhe Rumaninë.

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka një tjetër skuadër veç Shqipërisë.

“Jam i sigurt se do të surprizojmë. Do ta kalojmë patjetër këtë fazë të parë. Pas Shqipërisë, bëj tifozllik për Gjermaninë” thotë zv.kryeministri për newsport.al, i ndikuar nga bashkëpunime të hershme me Gjermaninë, dhe ndoshta edhe nga goli i realizuar nga Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që shënoi në këtë Euro2016.

Ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri mendon vetëm për Shqipërinë. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, gjithçka duhet të shprehet me dinjitet dhe me entuziazëm. “Shpresojmë të luajmë me shumë dinjitet dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Nëse fati do të na buzëqeshë pak, patjetër do të kemi rezultat. Eshtë hera e parë që bëjmë tifo për skuadrën tonë në Evropian. Ndaj as dua të mendoj për ndonjë skuadër tjetër pas Shqipërisë. I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë histori dhe besoj se do t’ia dalim” thotë ekskluzivisht për newsport.al, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Por duket se ka edhe një tjetër të preferuar veç Shqipërisë përderisa e përmend në prononcimin për newsport.al. “Për fat, nuk kemi as Gjermaninë në grup tani…”, duke lënë të kuptohet se ndryshe do të bënte tifo për Gjermaninë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli,  gjendet në Bruksel, në ministerialin e NATO-s. Në fakt, edhe për pozicionin që ka si ministre e mbrojtjes, e sheh të vështirë grupin A, ku debuton Shqipëria. “Do të ishte bukur ta kalonim këtë fazë, por e kemi grupin më të vështirë se ç’duket. Madje, rumunët më duken edhe më të vështirë se francezët. Kaq mund të them tani për tani” thotë ministrja për newsport.al, e cila nuk jep një preferencë tjetër nga analiza disi e detajuar e këtij grupi të Shqipërisë.

Ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi, surprizon. Ministri i Punës bën tifo për shqiptarët. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të Zvicrës. Që do të thotë, se nëse Shqipëria nuk e kalon këtë fazë të parë, gjithë vëmendja dhe tifozlliku i tij shkon për Zvicrën, aty ku luan Xherdani, Graniti e Valoni. “Kam shumë besim se Shqipëria do ta kalojë këtë fazë të parë. Por, nëse nuk e kalon, unë bëj tifo për Zvicrën. Madje, për gjithë shqiptarët e Zvicrës” tha për newsport.al ministri i cili do të ndikojë sadopak në klimën negative që u krijua sidomos në rrjetet sociale për shqiptarët që zgjodhën Zvicrën në vend të Shqipërisë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, bën tifo për ata të incidenteve. Ndërkohë që është krejt ndryshe opinioni i ministrit të shëndetësisë, i cili, gjen kohë sadopak për të ndjekur Euro2016. Në një prononcim ekskluziv për newsport.al, ministri i Shëndetësisë e ka të vështirë të pranojë se Shqipëria e kalon këtë fazë të parë. “Nuk besoj se e kalon Shqipëria turin e parë. Eshtë shumë e vështirë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë bëj tifo vetëm për Anglinë” thotë për newsport.al ministri Beqja. Ekipi i Anglisë, e ka nisur me paralajmërime këtë Euro2016. Shkak, janë përplasjet e dhunshme të tifozëve anglezë me ata rusë, që kanë detyruar UEFA-n të bëjë paralajmërimin e saj të parë për përjashtim të këtyre dy ekipeve.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, jo shumë pesimist. Ministri i Mjedisit po ashtu e sheh ftohtë këtë Euro2016. Dhe siç pranon për newsport.al, ai bën tifo për kombëtaren e Gjermanisë, pas asaj të Shqipërisë. “Parashikimi im për këtë tur të parë? Mendoj se barazojmë me Francën dhe Rumaninë. E pas ekipit tonë, bëj tifo për Gjermaninë” thotë Koka për newsport.al. Në fakt, dy barazimet që parashikon ministri Koka nuk e ndihmojnë Shqipërinë për t’u kualifikuar.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga